Inspektorati komunal i Podujevës të hënën ka filluar largimin e kioskave në rrugën “Zahir Pajaziti” dhe atë “19 Qershori”, përreth objektit që ishte i dedikur për shtëpi të kulturës e për të cilin e kishte humbur kontekstin gjyqësor. Shfrytëzuesit e këtyre kioskave kanë thënë se vendimi i Komunës do t’i lërë keq, pasi prej atyre lokaleve-montazh e kanë siguruar jetesën. Këpucëtari Rizah Mustafa që e punon këtë zanat qe 40 vjet, thotë se nuk ia del të paguajë qira të ndonjë lokali tjetër. Për këtë arsye thotë se kioskun do ta bartë në oborr.
Edhe shfrytëzuesi i një kiosku tjetër, të cilin e ka përdorur për kozmetikë, ka thënë se krejt mallin i duhet ta çojë në shtëpi, pasi nuk ka mundësi të marrë lokal tjetër.
Në anën tjetër, zyrtarët komunalë të Podujevës kanë thënë se aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha kioskave nga këto hapësira. Zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi, thotë se aksioni i ditës së hënë është zhvilluar pa asnjë problem.
Në vendimin e Drejtorisë së Inspektoratit të muajit dhjetor ishin paralajmëruar edhe masa ligjore nëse këta shfrytëzues nuk i largojnë vetë këto objekte.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Pronarët kundërshtojnë vendimin e Inspektoratit për largimin e kioskave në Podujevë
-
Pronarëve u mbesin dy javë afat për t’i larguar kioskat
-
Fillon rrënimi i objektit të paraparë për Shtëpi të Kulturës në Podujevë
-
Inspektorati komunal largon të gjitha kioskat nga sheshi i Ferizajt
-
Inspektorati në Prishtinë heq frigoriferët e kioskave