Komuna e Rahovecit dhe zyra e OSBE-së kanë organizuar takim të përbashkët për të diskutuar buxhetimin gjinor në Komunën e Rahovecit, me përfshirjen e drejtorëve të Komunës, përfaqësuesve të grupit joformal të grave, organizatave të shoqërisë civile dhe të tjerëve, ka njoftuar Zyra komunale e informimit.
Zyrtarja e lartë e programit në OSBE, Irene Scinto, ka pohuar se qëllimi i këtij takimi është përmirësimi i mëtejmë i buxhetimit gjinor të Komunës, marrë parasysh procesin aktual të hartimit të buxhetit për vitin 2018, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i Buxhetit dhe Financave, Lulzim Sylejmani, ka theksuar se buxhetimi gjinor nuk nënkupton një buxhet të veçantë për gratë, por përfshirjen e nevojave të të dy gjinive në projektet dhe aktivitetet e ndryshme që zbatohen nga Komuna, krahas transparencës më të madhe dhe raportimit për buxhetimin gjinor.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e OSBE-së, sipas njoftimit të ZI-së, kanë ndarë disa gjetje nga një hulumtim i mëhershëm, lidhur me infrastrukturën në shkolla dhe përshtatshmërinë e kësaj infrastrukture për të dy gjinitë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë përfshirjen e barazisë gjinore në buxhet
-
Komuna e Podujevës dhe SDK-ja organizojnë takim me gratë për buxhetim gjinor
-
Komunat kërkojnë fleksibilitet në planifikimin e qarkoreve buxhetore
-
Në Gjilan mbahet punëtoria për transparencën komunale
-
Komuna e Rahovecit mbështet financiarisht tri OJQ dhe një Shoqatë