Prokuroritë e vendit, 9 muajt e parë të këtij viti, kanë pasur më së shumti punë me vepra penale që lidhen me narkotikë, raporton KTV.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në mbledhjen e radhës të Këshillit Prokurorial, ku është shqyrtuar raporti 9-mujor i statistikave për veprat penale karakteristike.
Megjithëse e ka vlerësuar si shqetësuese rritjen e numrit të rasteve të narkotikëve nëpër të gjitha prokuroritë, anëtari i KPK-së, Bahri Hyseni, ka lavdëruar prokurorët për punën e tyre.
Pjesë e këtij raporti nuk kanë qenë të dhënat për Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Në këtë mbledhje, ka mbetur pa u shqyrtuar raporti për periudhën korrik-shtator i Koordinatorit Kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, Shqipdon Fazliu, derisa kryesuesi Blerim Isufaj, ka njoftuar anëtarët për punën e sistemit elektronik për menaxhimin e lëndëve.
-
Evidentohet rritje e krimeve e mungesë prokurorësh
-
IPK-ja i jep Policisë 10 rekomandime për rritjen e profesionalizmit në luftën kundër narkotikëve
-
Rritet numri i veprave penale për narkotikë e atyre kundër rendit kushtetues në kryeqytet
-
Raporti i Progresit e vlerëson joefikas gjyqësorin, korrupsioni shqetësues
-
Preteni: Kosova pa progres të fuqishëm në Raportin e Progresit