Prokuroria Speciale po e përcjell rastin me ekspozitën e vendosur në sheshin e Prishtinës për masakra në Kosovë dhe të dhënat e pasakta të shkruara në tabelat e vendosura aty.
Prokuroria ka njoftuar se çështja do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse ka element të përgjegjësisë penale.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke percjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ishte vendosur në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë. Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t'i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim.
Hiqen nga sheshi tabelat me të dhëna të pasakta për masakrat
Janë larguar nga sheshi kryesor i Prishtinës tabelat me përmbajtje të pasakta të masakrave të ndodhura...-
Intervistohet Shkëlzen Gashi nën dyshimin për “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”
-
Kërkojnë falje organizatat që paraqiten pasaktësi në ekspozitën për masakrat në Kosovë
-
Shembet ekspozita që “masakroi” masakrat
-
PDK-ja kërkon llogaridhënie për financimin e ekspozitës së masakrave
-
Rama kërkon përgjegjësi politike e institucionale nga Kuvendi për financimin e ekspozitës në shesh