Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria Speciale në Hagë thërret ish-komandantin, Sadik Halitjahën

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Njoftimin e ka bërë publik, Labinot Halitjaha, i afërm i tij, i cili ka bërë të ditur ai veçse ka udhëtuar për në Hagë.

“Sot shkruaj për kushëririn tim , për të cilin kam dëgjuar si fëmijë se si organizonte protesta në vitet e 70-80, kundër okupatorit serb, e se si u largua nga vendi shkaku i përndjekjes nga pushtuesi, e si të kontribuonte në ekzil, pareshtur për vendin”, shkroi Labinot Halitjaha, në llogarinë e tij në Facebook.

Mësohet se Sadik Halitjaha ka udhëtuar drejt Hagës të hënën në mesditë, kurse njoftim më i hollësishëm nuk është bërë publik.

Por, më 19 tetor 2022, Halitjaha në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar lidhur me Gjykatën Speciale, duke deklaruar se “më mirë një fund i një të keqe, sesa një e keqe pa fund!”.

Madje, ai i ka bërë një parashikim se cilat do te ishin të këqijat më të mëdha, sesa krijimi i kësaj gjykate.

Edhe Sadik Halitjaha dëshmon në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së Arbëri Sadik Halitjaha dëshmon në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

“Po të dështonte lufta e të kapitullonim pa kushte, të gjithë luftëtarët e mbetur gjallë do të gjykoheshin në Beograd, sepse këtu do të ishte Serbi!”, shkroi ai, ndër të tjera në këtë postim të gjatë.

Ndërkaq nuk është bërë e ditur se në çfarë cilësie është ftuar Halitjaha në Hagë.