Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucionit që përfaqëson për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e shërbimeve ilegale të internetit dhe kanaleve televizive.
Gatishmëria e tij është shprehur në një takim që Kelmendi ka pasur me përfaqësues të operatorëve të shërbimeve elektronike dhe Këshillit të Pavarur të Mediave të martën.
“Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte parandalimi dhe luftimi i veprimeve të operatorëve ilegal, të cilët, në mënyrë të kundërligjshme dhe përmes ndërhyrjes së paautorizuar janë duke kryer – ofruar shërbime ilegale të internetit dhe TV Kanaleve brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucionit që përfaqëson për trajtim e shpejtë dhe profesional të rasteve që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie, si dhe ka kërkuar mbështetjen e të gjithë operatorëve të licencuar që të bashkëpunojnë me prokurorinë për identifikimin e të gjitha veprimtarive ilegale, për çka operatorët janë zotuar se do të ofrojnë një mbështetje të tillë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ditëve të fundit, mbi 100 ankesa janë deponuar në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, lidhur me ndryshimet e bëra në përmbajtjen e kanaleve televizive, nga operatorët e shpërndarjes. Qytetarët u shprehën të indinjuar që nuk po u ofrohen shërbimet për të cilat kanë paguar.
-
Osmani: E pafalshme që 26 vjet pas luftës, anëtarët e KPK-së ndihen të kërcënuar
-
Kelmendi kërkon më shumë mbështetje: Mungesa e buxhetit po dëmton drejtësinë
-
Kelmendi kërkon efikasitet në trajtimin e kallëzimeve penale
-
Mehmeti: Këtë vit pranuam rreth 300 ankesa të qytetarëve për shkelje nga operatori i shpërndarjes
-
U.d. i kryeprokurorit të Shtetit kërkon efikasitet më të shtuar në trajtimin e rasteve të pasurive të konfiskuara