Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se ka ngritur 18 aktakuza ndaj personave që dyshohen për uzurpimin e pronës së Hekurudhave të Kosovës në këtë qytet.
Ky organ i akuzës është duke punuar edhe në 31 raste të tjera të kësaj natyre, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtuesit e Prokurorisë në Prizren kanë pohuar se krahas rasteve të uzurpimeve po hetohen edhe zyrtarët e institucioneve publike që kanë lejuar ndërtime pa leje apo që kanë dhënë leje ndërtimi në këtë zonë në kundërshtim me legjislacionin.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka pohuar se 18 aktakuzat janë ngritur pas kallëzimeve penale që janë parashtruar nga Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës - “Infrakos”.
Sipas tij, në këtë aspekt po hetohen edhe zyrtarët e institucioneve publike në raport me ndërtimet pa dhe me leje në vijën hekurudhore brenda qytetit të Prizrenit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
27 persona akuzohen për uzurpim të pronës së Hekurudhës
-
27 aktakuza për uzurpimin e pronës së Hekurudhës në Prizren
-
5 ish-zyrtarë komunalë dhe 2 zyrtarë të “Infrakosit” akuzohen për degradimin e hekurudhës
-
Aktakuzë kundër shtatë zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
-
Prokuroria ende heton zyrtarët që dhanë leje për ndërtimet afër hekurudhës në Prizren