Rreth 4 vjet ka qenë nën hetime parapenale e penale ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, për mashtrim.
Për Krasniqin, hetimet janë pushuar para disa javësh e dy muajsh prejse është bërë ai ministër.
Në dokumentet të cilat i ka siguruar KOHA, për një mashtrim po hetoheshin 6 persona, për tre është ngritur aktakuzë e Veseli dhe 2 të tjerë janë liruar.
Kallëzimi penal nga një çift kosovar që jeton në Norvegji është dorëzuar në vitin 2016. Ata pretendonin se 6 persona i kishin mashtruar ose u kishin marrë para për blerjen e një banese në Prishtinë, e cila ishte e shitur edhe te dikush tjetër.
Hetimi ishte pezulluar për shkak të situatës me COVID-19 për rreth 2 muaj. Hetimet, sipas dokumenteve, ishin pezulluar deri më 8 qershor, 5 ditë pasi Krasniqi është emëruar ministër.
Edhe
Rasti ndaj ministrit Vesel Krasniqi rrezikon parashkrimin
Në të njëjtën ditë, sipas dokumenteve, është intervistuar ministri.
Dy muaj pas, hetimi ka pushuar.
Edhe njëri nga të dyshuarit e tjerë të rastit është liruar. Ai, sipas dokumenteve, ka lidhje familjare me Krasniqin.
Aktakuzë është ngritur për tre persona e njëri nga ta është noter.
Në arsyetimin e Prokurorisë nuk është vërtetuar se Krasniqi është i inkriminuar në këtë mashtrim.
Ministri nga radhët e NISMËS, para prokurores së rastit ka dhënë versionin e saj për këtë çështje. Ka thënë se ai vetëm ua ka propozuar banesën familjes së shokut të djalit, por nuk e ka njohur pronarin e as nuk ka qenë në dijeni se banesa është e stërshitur.
Edhe
Ministri Vesel Krasniqi, nën hetime për mashtrimin e një mërgimtari
KOHA ka raportuar se Krasniqi po hetohej për korrupsion.
LDK-ja, e cila është partneri i madh i koalicionit qeverisës, pati premtuar se nuk do të këtë njerëz të korruptuar në pozita të larta.