Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokurori që arrestoi “Ujqërit shqiptarë” u pushua nga Trump

Një nga ish-prokurorët më të njohur në SHBA, ka rrëfyer për herë të parë se përse presidenti Donald Trump e pushoi nga puna.

Preet Bharara tha se kishte marrë disa telefonata të pazakonta nga presidenti.

Bharara tha se presidenti kishte kaluar kufirin e zakonshëm që ndan ekzekutivin dhe drejtësinë.

Bharara tha se u pushua nga puna pasi refuzoi t’i përgjigjej një telefonate të tretë nga Trump.

“E dini sa herë më ka marrë në telefon presidenti Obama gjatë shtatë viteve e gjysmë në detyrë? Zero. Sa telefonata pres nga presidenti? Asnjë, sepse detyra e tij nuk ka lidhje me punën time,” tha Bharara.

Edhe Shkarkohen 46 prokurorë federalë të emëruar në kohën e Obamas Botë Shkarkohen 46 prokurorë federalë të emëruar në kohën e Obamas

Bharara, një prej prokurorëve më të njohur në Nju Jork, ka goditur disa prej bandave më të tmerrshme.

Një prej tyre është banda famëkeqe e shqiptarëve, e njohur si “Tufa e ujqërve”.

Banda me qendër në Bronks ishte e njohur për trafikun e armëve dhe drogës.

Image

Në vitin 2013, Bharara shpalli se edhe i fundmi i bandës, Frankie Frrokaj u dënua me 135 muaj burg.

Edhe Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, nuk kam marrë akoma një përgjigje Arbëri Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, nuk kam marrë akoma një përgjigje

Banda “Tufa e ujqërve” operoi në Nju Jork nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Disa nga anëtarët e bandës ishin Christopher Ndrecaj, David Ndrecaj dhe Joseph Camaj.