Superekspertiza e kryer nga ekspertë të mjekësisë ligjore në rastin e vdekjes së Arbenita Spahiut nga Gjilani, ka konkluduar se nuk ka pasur shkelje të protokolleve klinike të trajtimit.
Po në këtë superekspertizë, siç transmeton KTV, vetëm dyshohet për shkakun e vdekjes së saj, dhe për diagnozë definitive është rekomanduar ndonjë institucion jashtë vendit.
Si shkak i vdekjes, bazuar në superekspertizën e lexuar në këtë seancë, ka qenë Embolia e lëngut amniotik, ndërsa kryetarja e komisionit për superskepertizë, Bergita Curri, ka thënë se është 80 % për këtë.
Në seancën e zhvilluar në Gjykatën Themelore në Gjilan, përveç dëshmisë së njërës nga specialistet e mjekësisë ligjore, ka filluar marrja në pyetje e të akuzuarave. Super ekspertiza, është kundërshtuar nga prokurori i rastit, Arben Ismajli.
Prokurori kundërshton superekspertizën për... by kohanet
-
Shpallen të pafajshme tri mjeket e akuzuara për vdekjen e Arbenita Spahiut
-
Raport i KTV-së për aktgjykimin e të akuzuarve për vdekjen e Arbenita Selimi-Spahiut
-
Prokuroria kërkon dënimin e 3 gjinekologeve, i bën përgjegjëse për vdekjen e pacientes Arbenita Selimi-Spahiu
-
Me protestë kërkohet drejtësi një vit pas vdekjes së dyshimtë të Arbenita Spahiut
-
Në përvjetorin e vdekjes së Arbenita Spahiut, protestë për drejtësi