Në përvjetorin e parë të vdekjes së Arbenita Spahiut përmes një proteste është kërkuar që fajtorët të dalin para drejtësisë, raporton KTV.
Dhjetëra qytetarë i janë bashkuar familjarëve të cilët po kërkojnë që ky rast të zbardhet dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.
Arlinda Salihu-Spahiu në emër të familjes ka thënë se kundërshtojnë kërkesën që të përsëritet autopsia për të ndjerën pasi dyshojnë se mund të ketë ndryshime në favor të mjekëve pasi kërkesa për një tjetër autopsi është bërë nga mjeket e akuzuara.
Arbenita Spahiu kishte vdekur nga pakujdesia e mjekëve menjëherë pasi kishte lindur fëmijën e saj të parë. Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë në maj të vitit të kaluar për tri mjeke gjinekologe të cilat dyshohet se neglizhuan me rastin.
E ndjera ka lënë pas një djalë i cili po në këtë ditë ka mbushur një vit.
Edhe
Me protestë kërkohet drejtësi një vit pas vdekjes së dyshimtë të Arbenita Spahiut
Në këtë protestë ka qenë i ftuar edhe ministri i shëndetësisë por që nuk ishte i pranishëm.
{gallery}
-
Me protestë në Prishtinë do të kërkohet lirimi i ish-policit Spahiu nga paraburgimi në Serbi
-
Shpallen të pafajshme tri mjeket e akuzuara për vdekjen e Arbenita Spahiut
-
Prokuroria kërkon dënimin e 3 gjinekologeve, i bën përgjegjëse për vdekjen e pacientes Arbenita Selimi-Spahiu
-
Prokurori kundërshton superekspertizën për vdekjen e Arbenita Spahiut