Ka filluar seanca shqyrtimit me fjalët përfundimtarë ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me gazin lotsjellës në Kuvend.
Prokurori Valdet Gashi, ka kërkuar dënimin e të akuzuarve, pasi sipas tij, është vërtetuar gjendja faktike me dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat e administruara, raporton KTV.
Paraprakisht, Gashi është tërhequr nga pika e akuzës për të akuzuarin Faton Topalli, për mbajtje në pronësi të armës së zjarrit, por ka mbetur prapa pikës tjetër, pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës.
Gjithashtu, prokurori Gashi, tha se veprimet e të akuzuarve të tjerë, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi, janë vërtetuar qartë në video incizime dhe dëshmitë e dëshmitarëve në këtë rast.
" I propozojmë gjykatës që të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit," ka thënë prokurori Gashi.
-
Çka ndodhi në seancën ku u dënuan deputetët e VV-së
-
Kadri Veseli sot në gjykatë për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
-
Fillon seanca gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës
-
Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj 4 deputetëve të Vetëvendosjes
-
Deputetët e VV-së deklarohen të pafajshëm për gazin lotsjellës