Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuror enkas për raste të dhunës në familje në Pejë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur një takim me zyrtarët përgjegjës policorë nga stacionet policore brenda kompetencës së kësaj prokurorie dhe mbrojtësit e viktimave, me qëllim të koordinimit sa më të mirë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Sipas një komunikate shtypi, kryeprokurori Kurmehaj, gjatë takimit është shprehur se është shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje, sidomos në muajt e fundit, si edhe ka kërkuar nga zyrtarët përgjegjës koordinim të plotë midis institucioneve kompetente, për ndërmarrjen e veprimeve sa më të shpejta dhe efikase për trajtimin e këtyre rasteve, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë këtij takimi, si konkluzion është nxjerr, se në rastet e kanosjeve, fillimisht të bëhet sigurimi i viktimës nga njësitet policore, kurse më pas të merren me ndjekjen e të dyshuarit, se në rastet recidive të dhunës në familje të trajtohen me prioritet dhe seriozitet më të theksuar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)