Shqyrtimi i dytë i projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe shqyrtimi për herë të parë i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, janë pjesë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të paraparë për të premten e 14 gushtit, ka bërë të ditur Kryesia e Kuvendit.
Pos këtyre dy pikave, Kryesia ka vendosur që të fusë në rend dite edhe çështjen e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejen e hidrocentraleve në Kosovë.
Kjo pikë ishte propozim i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur nga 41 deputetë të tjerë nënshkrues.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi shqyrton projektligjin kundër pandemisë Covid-19 dhe për rimëkëmbjen ekonomike
-
Kuvendi sot voton për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike
-
Nesër në Kuvend shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike
-
Nesër sërish do të dalë në votim në Kuvend, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike
-
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, sot për herë të gjashtë në votim