Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Projektligji për pagën minimale mbetet peng i çështjes së veteranëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se aktualisht nuk po merren me Ligjin për pagën minimale për shkak se është e ndërlidhur me çështjen e veteranëve.

Këto komente ai i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u vendos që javën e ardhshme të mbahen dy seanca. Më 12 prill do të mbahet seancë e re plenare, ndërsa një ditë më herët do të ketë seancë me pikat e papërfunduara nga ato të kaluarat.

“Ai projektligj u bllokua për shkak të çështjes së ndërlidhjes të këtij projektligji me çështjen e veteranëve, njëherë nuk jemi duke u marr me këtë sepse u ndërlidh me çështjen e veteranëve, do të merremi kur t’i vije koha”, tha ai.

E lidhur me mungesën e kuorumit e cila po ndikon në mbarëvajtjen e seancave Konjufca tha se kjo po ndodh për shkak se opozita në shumicën e rasteve nuk po i voton projektligjet dhe sipas tij një numër i vogël i deputetëve të mazhorancës po i vendosin punët personale para atyre të Kuvendit.

“Ne po kemi problem kemi hyrë në këtë cikël kur opozita në shumicën e rasteve nuk po voton projektligjet dhe ne jemi në një situatë kur po varet prej mazhorancës deputetët edhe të mazhorancës po kanë ndonjëherë udhëtime, ndonjëherë nuk e përjashtojnë që disa prej tyre nuk është numër i madh mund të numërohen në gishta por kaq po mjafton një numër i tyre që ndoshta në momente të caktuara ata qesin punët private dhe personave para Kuvendit”, tha ai.

Edhe Konjufca: Shumica s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë Arbëri Konjufca: Shumica s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë

Tahiri për zgjedhjet në veri: S’mund të imponohet vullneti i Beogradit

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ndër te tjera foli edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 23 prill në katër komunat veriore.

Tahiri tha se është e rëndësishme që të zbatohet kushtetueshmëria dhe siç theksoi ai nuk mund të imponohet vullneti i Beogradit.

“Është shumë e rëndësishme që kushtetueshmëria dhe sovraniteti ynë të zbatohet në tërë territorin e Republikës së Kosovës. ne si PDK kemi edhe kandidat të cilët kanë garuar në këto komuna dhe ne i kërkojmë të gjitha institucioneve kushtetuese, Komisionit Qendror Zgjedhor, qeverisë në këtë rast që të ndihmoj dhe të krijoj kushtet, institucione si Prokurori i Shtetit të gjitha institucioneve që janë të angazhuara dhe të cilat duhet të sigurojnë qetësi dhe kushte e siguri që këto zgjedhje të mbahen në mënyrë të lirë dhe demokratike. Tek ne nuk mund të imponohet vullneti i Beogradit. Duhet merret parasysh vullneti i qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës, besoj që ka mjaftë vend që edhe faktori ndërkombëtar të ketë një presion dhe trysni të madhe që mundësisht ta bëjë një shkëputje politika e Beogradit në raport me qytetarët që janë në Kosovë, ata janë peng i tyre, janë peng të cilëve nuk iu lejohet të jenë pjesë shoqërisë multietnike kosovare”, tha ai.

Lidhur me zgjedhjet në veri, deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se duhet të zbatohet parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në çdo cep të vendit.

Edhe Iniciohet ligji për disiplinimin e deputetëve LAJMET E MBRËMJES Iniciohet ligji për disiplinimin e deputetëve

Sipas tij ata që sfidojnë zgjedhjet në veri duhet të ballafaqohen me Prokurorin e Shtetit.

“Është e rëndësishme që të zbatohet parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në çdo cep të vendit, dhe po ashtu të shqyrtojmë se çfarë do kapaciteti kushdo që e sfidon integritetin fizik ose të zgjedhjeve duhet të subjekt i rendit dhe ligjit dhe Prokurorit të Shtetit…Zotëri Vuçiq le të largohet larg nga zgjedhjet dhe sistemi politik i Kosovës, është me rëndësi që ai të mbetet edhe ashtu është i tepërt për Serbinë dhe do të na kursente të mos interferonte në çështjet e brendshme të Kosovës”, theksoi ai. / KP