Komisioni për Administratë Publike e ka votuar Projektligjin për pagat.
Me ndryshimet aktuale, vetëm Presidenti do të ketë pagë të përjetshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri, kryeparlamentari, kryetari i Kushtetueses, ai i Supremes dhe kryeprokurori i Shtetit do të marrin pagë vetëm 5 vjet pas përfundimit të mandatit, raporton KTV.
Lexo edhe: Ky është propozimi për pagat në të gjithë sektorët
Për tavanin e përcaktuar për pagat e RTK-së do të vendosin deputetët e Kuvendit, pasi komision nuk ka arritur as ta rrëzojë e as ta votojë amendamentin që e përcakton një gjë të tillë.
Iniciatori i këtij amendamenti, Nait Hasani, ka theksuar se është e palogjikshme që RTK-ja, e cila merr mbi 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës, t’i paguajë punëtorët e saj me paga më të larta se sa presidenti i shtetit.
Por, ai është kundërshtuar nga bashkëpartiakja e tij hevaire Izmaku e të tjerë deputetë kanë dhënë propozime ndryshe.