Komisioni parlamentar për buxhet për financa e ka proceduar të mërkurën në Kryesi të Kuvendit Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për presidentin e Republikës së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Derisa me ligjin në fuqi përcaktohet që presidenti të cilit i ka përfunduar mandati ka të drejtë për periudhën 5-vjeçare pas përfundimit të mandatit të ketë një hapësirë zyre, pajisje për zyrë, personel profesional që nuk mund të jenë më shumë se 3, Projektligji i ri e heq këtë kufizim 5-vjeçar.
Me projektligjin e ri presidenti ka të drejtë t’i shfrytëzojë këto beneficione në afat të pakufizuar. Javën e kaluar ky projektligj ka marrë miratimin edhe të Komisionit për legjislacion... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Parashikohen beneficione të përjetshme për presidentin e vendit
-
Parashikohen beneficione të përjetshme për presidentin e vendit
-
Si rrjedhin afatet kushtetuese për presidentin pas konstituimit të Kuvendit
-
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
-
Çfarë është Amendamenti i 25-të dhe si mund të aktivizohet?