Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është duke shqyrtuar projektligjin për inspektim.
Projektligjin e ka prezantuar ministrja Rozeta Hajdari. Asaj i janë kërkuar sqarime për projektligjin e për të cilin ministrja tha se ka vote që është duke u kërkuar. Sipas ministres përmes këtij rregullimi bëhet koordinim më i mirë mes inspektorateve dhe mundëson reformën në inspektim.
Deputeti Pal Lekaj ka pyetur se cilat kanë qenë mangësitë e funksionimit të inspektoratit bë këtë drejtim dhe pse duhet ta linin që përgjegjësinë ta merr zyra e kryeministrit.
“A është që kjo të menaxhohet më mirë? A është që çdo gjë të kontrollon kryesi ministri. Unë shoh rrezikun që ku e përcakton që agjencioni të jetë në kuadër të Zyrës së kryeministrit dhe me këtë drejtim emërohet nga kryeministri dhe është pothuajse relevant me drejtorin ekzekutivi. Mendoj që është diçka për mua e papranueshme që të koncentrohet tërë inspektorati në një zyre që është kryeministri i Kosovës”, ka thënë ai.
Deputetja Mimoza Kusari- Lila ka thënë se ky projektligj përveç se është i rëndësisë së veçantë ka shumë vite që është duke u kërkuar.
“Kemi probleme me inspektoratet Pal Lekaj. Është e vërtetë që ka pas mungesë të koordinimit e sidomos me nivelet lokale”, ka thënë ajo.
Ministrja Hajdari ka thënë se të gjitha agjencitë e pavarura i kanë pozitat e shpallura.
“Ka nevojë më së shumti për koordinim. Ka të bëjë me sigurinë e tregut me shëndetin e qytetarëve tanë. Ligji është ai që e kemi gjet ne e kemi thjeshtësu më shumë. Kjo është një agjenci koordinuese”, ka thënë ajo.
Hajdari ka kërkuar që shqyrtimi i projektligjit të bëhet në mënyrë të përshpejtuar për shkak se siç ka thënë ajo të rëndësisë që ka.
"Disa ligje qe i kam propozu në maj dhe vetëm tani janë duke u shqyrtuar në kuvend të ketë prioritet ky ligj për shkak të reformës më se të nevojshme.. mos të mbesin ligjet gjatë ashtu siç kanë mbet disa që i kam propozu që nga maj 2021".
Deputeti i PDKsë Abelard Tahiri ka kërkuar nga ministrja të dijë për numrin e inspektorateve dhe numrin e inspektorëve. Ai ka thënë se do të ishte mirë që ky projektligj të tërhiqet mbrapa dhe të analizohet më mirë. Sipas tij para se të vij një projektligj i tillë duhet të bëhet një rishikim i funksionimit të të gjitha agjencive.