Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve u mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejta të Fëmijëve, kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
“Ne duhet të qëndrojmë pas planeve tona praktike dhe konkrete për të mbrojtur fëmijët tanë – një premtim nga brezi ynë për brezin tjetër, për të investuar në arsim e shëndetësi, për të ndërtuar sisteme dhe shërbime që arrijnë të gjithë fëmijët”, tha kryeministri Kurti në hapje të takimit.
Ai theksoi përkushtimin për të zbatuar zotimet nga Programi qeverisës, në përputhje me zotimet globale për arritjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm (SDGs), dhe në funksion të zbatimit dhe respektimit të parimeve demokratike dhe të drejtave të fëmijëve, siç janë shpallur në Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe përcaktimit të tyre në politikat dhe legjislacionin vendor.
Sipas tij, me Projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili u miratua në Qeveri javë më parë, do të fillojë ndërtimi i 50 çerdheve në tërë vendin, që fëmijët të kenë kujdesin e duhur.
Po ashtu, si pikë e rëndësishme në këtë takim u veçua trajtimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Edhe
Kurti: Jemi të përkushtuar për mjedis mbrojtës për fëmijët
Kurti theksoi se për vitin e ardhshëm është ndarë buxhet për punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka ofruar mbështetje financiare në vlerë prej 900.000,00 euro, për mbështetje të 39 OJQ-ve të licencuara në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare. Me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve janë planifikuar të krijohen Shtëpi për Mbrojtjen e Fëmijëve, për të cilat MFPT tani me ka marrë iniciativat për ndërtimin e tyre dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm përmes ndryshimeve të Ligjit të Financave të Pushtetit Lokal dhe krijimit të Grantit të Veçantë për Shërbime Sociale”, ka thënë Kurti.
-
Kurti paraqet si sukses të Qeverisë ndërtimin e 4 çerdheve, kishte premtuar 160
-
Kurti: Fëmijët e sotëm janë ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja
-
Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit: Do të shtohen çdo vit nga 100 asistentë për fëmijët gjatë mësimit
-
Qeveria premton 50 çerdhe të reja, ekspertët e konsiderojnë politikë të nevojshme