Propozimi i dhënë nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi për alokimin e mjeteve për financimin e shujtave për nxënës të shkollave fillore nuk do të realizohet gjatë këtij viti, shkruan sot Koha Ditore .
Kjo për arsye se Drejtoria e Arsimit nuk ka mjete financiare për këtë projekt. Drejtuesit e këtij dikasteri kanë konfirmuar se zbatimi i kësaj politike mund të nisë eventualisht vitin e ardhshëm dhe kjo nëse planifikohet pozicioni adekuat në buxhetin komunal 2018.
Sipas tyre buxheti për këtë vit është i kufizuar, për faktin se DA-ja duhet të gjejë mjete shtesë për heqjen e shpenzimeve për pushimet e lehonisë por edhe kompensimin e pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
S’ka shujta falas për nxënësit në Prizren, Komuna arsyetohet e opozita e quan dështim të pushtetit
-
Dështon dhënia e shujtave ushqimore në këtë gjysmëvjetor për filloristët në Prizren
-
S`ka buxhet për sigurinë e objekteve shkollore në Prizren
-
Ndalen shujtat për nxënësit e ciklit të ulët në Prizren
-
Vlerësohet i jashtëligjshëm vendimi i KK të Prizrenit për shujtat e administratës komunale