Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të mërkurën ka pranuar plan-projektin për ndërtimin e memorialit për nder të viktimave të familjes Berisha, që ishin vrarë në mars të vitit 1999 nga forcat serbe.
Në të njëjtën kohë zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se nga niveli qendror janë siguruar 300 mijë euro për jetësimin e këtij projekti. Në anën tjetër, njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Berishëve ka theksuar se me gjithë vonesën e theksuar, realizimi i këtij projekti është i mirëseardhur, shkruan sot Koha Ditore.
Zyra për Informim e Komunës së Suharekës ka bërë të ditur se plan-projekti për ndërtimin e Memorialit për masakrën e familjes Berisha, të mërkurën i është dorëzuar kryetarit Muharremaj. Në njoftim thuhet se ky projekt është punuar falas nga arkitekti suharekas, Shpëtim Berisha. ZI-ja teksa përshkruan takimin mes arkitektit dhe kryetarit të Komunës përshkruan se profesionisti në fjalë ka folur ngadalë dhe me emocione për punën e bërë në këtë projekt.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.