Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projekti i Akademisë serbe për fqinjët, çfarë synon në Kosovë

Në mediat serbe tërheqin vëmendjen dy deklarata të ndryshme për Kosovë, por që kanë një ndërlidhje të përbashkët.

E para është ajo e Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë që kanë njoftuar se janë të gatshme të bëhen pjesë e dialogut të Serbisë me Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesit e tyre, siç thekson e përditshmja serbe Veçernje Novosti, e kanë ndërmend të bëhen pjesë e dialogut kur ai të kalojë në nivel presidentësh dhe ekipin serb ta udhëheq Aleksander Vuçiq.

Ndërsa e dyta, siç , transmeton Kosova Info, është deklarata e ish presidentit serb Boris Tadiq, i cili për të përditshmen serbe Blic tha se plani i tij, i shpalosur para pesë vitesh (2012) e që ishte i përbërë prej katër pikash, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ai plan tanimë nuk ka vlerë, ngase disa çështje, që atëherë ishin të mundshme për t’u realizuar, tanimë janë të pamundshme.

Por në fakt dy institucionet e lartcekura dhe ish presidenti Tadiq mbështeten në një plan të vetëm sa i përket Kosovës e që është i lidhur me një dokument të hartuar që mban siglën e ASShA.

Ky dokument ishte hartuar në vitin 2011 nga ana e Dobrica Qosiqit, Luba Tadiqit, bababit të ish presidentit serb, dhe një grupi akademikësh dhe shkrimtarësh të ASSh.

Sekretari i përgjithshëm i Akademisë Serbe, Marko Angjelkoviq, tha se presidenti i Serbisë do ta nderonte akademinë nëse i fton ata për t’i paraqitur pikëpamjet e tyre mbi tema të rëndësishme siç është Kosova.

Ky dokument është program strategjik i inteligjencës serbe dhe që ka karakter të brendshëm, me siglën “lexim pa shpërndarje të mëtejshme”.

Derisa memorandum i Akademisë së vitit 1986 ishte akt iniciues i luftërave në ish hapësirat e Jugosllavisë, Memorandumi vijues ka për qëllim që në paqe të përfundojë të gjitha ato projekte serbomadhe që nuk janë realizuar në luftëra.

Qëllimet strategjike të këtij memorandum janë pothuajse identike me atë të kaluarin, por që mënyra e realizimit i është përshtatur rrethanave.

Me fjalorin operativ ky memorandum është hartuar ta “shpëtojë” Serbinë pas gjithë atyre dështimeve dhe ta vendos në pozitë të barabartë me shtetet ndaj të cilave ka kryer agresion.

Kosova Info thekson se

Memorandumet e KSSh kanë pasur ndikim mjaft të madh në zhvillimin e nacionalizmit në Serbi, por edhe ndikim të drejtpërdrejtë në kreun e regjimit serb Slobodan Milosheviq, i cili idetë e prezantuara në memorandum është përpjekur t’i zbatojë në vepër me idenë e Serbisë së “Madhe”, që ka shkaktuar luftëra në Slloveni, Kroaci, BH dhe Kosovë.

Edhe dokumenti i dytë në përmbajtje aspak nuk dallon nga programet e njohura serbomadhe, vetëm se është kamufluar për kohë të saj.

Më së shumti është drejtuar në sanimin e dëmit që projektit serbomadh dhe imazhin e Serbisë i ka sjellë agresioni i dështuar në Kroaci, BH dhe Kosovë.

Për zbatimin e këtij dokumenti theksi bie mbi Kishën Ortodokse serbe.

Dy deklarata janë përshkrimet më të mira të dokumentit të fundit. E para është ajo e babait të politikës serbe, Dobrica Qosiq, në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Ai në vitin 2012 tha për shtypin serb “se serbët në shekullin XX kanë humbur katër luftëra (Slloveni, Kroaci, BH dhe Kosovë), por që në shekullin XXI duhet të shikojnë që në paqe të fitojnë luftërat e humbura”.

Deklarata e dytë është ajo e prof. Luba Tadiqit (babit të Boris Tadiq, asokohe president i Serbisë), i cili si intelektual i pavarur tha: “Humbja ushtarake e Krahinës serbe dhe pjesëve të Sllavonisë, ku serbët ishin shumicë, ne asnjëherë nuk duhet t’i pranojmë si humbje definitive. Këto anë asnjëherë nuk duhet konsideruar të humbura, sepse as gjermanët nuk e konsideronin Gjermaninë Lindore të humbur. Madje as në kushtetutë”.

Dokumenti i fundit përmban nëntë pika:

– Zvogëlimi i përgjegjësisë së Serbisë për krimet e kryera dhe shkatërrimet, dhe aktakuzat, ndjekjet, proceset gjyqësore të montuara kundër shtetasve të BH, Kroacisë dhe Kosovës t’i vendosin në pozitë të barabartë me shtetet përreth.

– Të shkëpusin vëmendjen e mediave rajonale dhe ndërkombëtare nga përfundimi i proceseve të ish-pjesëtarëve politikë serbë, krerëve të inteligjencës dhe udhëheqjes ushtarake dhe udhëheqjes politike të Republikës Serbe, që gjykohen në Tribunalin e Hagës.

– Vendet fqinje BeH, Kroacinë dhe Kosovën ta sjellin në pozitë të heqin dorë nga akuzat e paralajmëruara para Gjykatës Ndërkombëtare.

– Me veprime të sjellin Serbinë në pozitë të njëjtë me shtetet e viktimizuara dhe dëmtuara nga mjedisi rrethues.

– Insistimi në mbylljen e Tribunalit të Hagës dhe gjykimin e gjeneralit Ratko Mladiq para gjykatave vendore.

– Destabilizimi i qeverive të shteteve fqinje, të provokohen pakënaqësi të brendshme dhe trazira dhe të dobësohet tehu i akuzave kundër Serbisë.

– Të ndihmohet ndarja e Republikës Serbe.

– Të insistohet në statusin konstituiv të serbëve në Kroaci, Mal të Zi dhe Kosovë dhe të kryhet tranzicioni i bashkësive serbe në vendet e rajonit në bashkësinë unitare gjithëserbe.

– Të ndalet ndarja e Vojvodinës, të parandalohet rajonizimi i mëtejmë i Serbisë dhe dobësimi i veprimit të bashkësisë islame në Sanxhak.

Kapitull i veçantë i këtij memorandum merret me Kroacinë lindore, Republikën Serbe dhe pjesën veriore të Kosovës.

Në politikën e jashtme autorët kanë propozuar që Serbia të drejtohet nga Kina në kuptimin ushtarak dhe politik, nisur nga fakti se Rusia nuk e mbështet Serbinë si dikur.

Ky dokument i hartuar vite më parë në qarkun e akademikëve serbë, definon qëllimet strategjike serbomëdha dhe jep udhëzime të detajuara udhëheqjes politike të Serbisë dhe RS si t’i operacionalizojë.