Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projekt për përkujdesje familjare në Shtime

Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale (DSHMS ) në Shtime ka hartuar projektin për ofrimin e shërbimeve për personat pa përkujdesje familjare.

Për ofrimin e këtyre shërbimeve shëndetësore dhe sociale DSHMS-ja ka kontraktuar OJQ ” Caritas Kosova“, përmes procedurave të rregullta të prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit dhe të cilësisë së jetesës të personave të moshuar, personave me aftësi të kufizuar pa përkujdesje familjare dhe të të sëmurët e tjerë që për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje të kujdesen për mirëqenien e tyre, sidomos në mungesë të kujdesit familjar, duke u ofruar shërbime bazë për lehtësimin e jetës së tyre të përditshme dhe përmirësimin e mirëqenies shëndetësore dhe sociale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm