Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projekt i ri që do të lidhë Gjirokastrën me bregdetin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes rrjetit social ka bërë sot publike projektin infrastrukturor që do të lidhe Gjirokastrën me bregdetin.

Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë thotë se për të realizuar këtë projekt do të evitohet edhe Qafa e Muzinës.

Postimi i Ramës në Facebook:

Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin, duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës.