PONDER, një program i UNICEF Innovations Lab Kosovo, në partneritet me PEN dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka hapur mundësi për punë praktike në Wiki Academy.
Kjo praktikë do të zgjasë tre ditë, e që për qëllim ka përmirësimin e aftësive dhe mendimeve kritike, shkrimit, leximit, të kuptuarit dhe sfidimin e informatave subjektive, e gjitha kjo bëhet përmes krijimit të artikujve në Wikipedia, e që në fund marrin edhe certifikata, përcjell Koha.net.
Me këtë program, pjesëmarrësit do të kenë mundësi për punë praktike në media dhe institucione, siç janë: TV stacionet, radio stacionet, portalet elektronike, gazetat etj.
Personat që mund të aplikojnë janë të rinjtë nga mosha 14 deri 21 vjeç, shtetas të Kosovës.