Program trajnimi për fuqizimin e të rinjve kosovarë në aftësitë digjitale dhe të biznesit
Coca-Cola HBC Kosova me mbështetjen e Innovation Centre Kosovo (ICK) ka shpallur fillimin e programit të katërt radhazi të trajnimit për të rinjtë, të titulluar "Coca-Cola Youth Empowered - Shaping the Future".
Programi është krijuar për të fuqizuar të rinjtë e Kosovës duke ofruar trajnime falas në aftësitë digjitale, marketing digjital, biznes dhe financa, aftësi të buta dhe udhëzime në karrierë.
Lansimi zyrtar i “Coca-Cola përkrah rininë” do të bëhet me 20 korrik në ora 10:00 në Innovation Centre Kosovo (ICK). Gjatë ceremonisë së hapjes do të prezantohet planprogrami i trajnimit, formulari i aplikimit, kriteret dhe kalendari i aktiviteteve për vitin 2023.
Panelistë të shquar, duke përfshirë Doruntina Jakupin nga Headhunter, Gent Shala, ekspert për burimet njerëzore, Elvira Ibrahimi-Hoti, eksperte për banka dhe financa dhe Linda Baleta, specialiste e komunikimit, do të jenë pjesë e këtij aktiviteti dhe do ta ndajnë përvojën e tyre të vlefshme.
Gjatë viteve të kaluara, mbi 2 mijë të rijnë në Kosovë kanë marrë pjesë në këtë program, duke fituar aftësi dhe njohuri të vlefshme për rritjen e tyre në karrierë.
Edhe
Aplikimi i hapur: Mëso për aftësitë e buta dhe udhëheqjen në trajnimet falas të ofruara nga Coca-Cola HBC Kosova
Programi në Kosovë është pjesë e strategjisë më të gjerë të kompanisë Coca- Cola HBC, e cila synon të fuqizojë 1 milion të rinj deri në vitin 2025 në 29 shtete ku ajo operon, si pjesë e zotimeve për Qëndrueshmërinë 2025.
Për tu bërë pjesë e kësaj ngjarjeje, regjistrohuni në: https://www.eventbrite.com/e/shaping-the-future-for-kosovo-youngsters-tickets- 676506177187?aff=oddtdtcreator
Për më shumë informacione për programin, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të projektit: https://www.coca-colaperkrahrinine.com/
-
Mundësi të shumta për studentët kosovarë: Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
-
“ICT Kosovo”, projekti që trajnon falas të rinjtë kosovarë në teknologji
-
Gra të suksesshme vijnë në Prishtinë për t’i trajnuar gratë kosovare
-
IPKO Sponsor Krenar i DokuFest 2025 – Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër