Sasia e vogël e produkteve vendore në rrjetet e shitjes me pakicë, ka krijuar nevojën për krijimin e politikave favorizuese për produktet vendore, kanë thënë ekspertët e ekonomisë.
Përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar që këta mekanizma të favorizimit të produkteve vendore, të jenë pjesë e Ligjit për tregtinë e brendshme, i cili është në fazën e hartimit, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilltari për ekonomi në Odën Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se përmes këtij ligji, duhet t’u bëhet i mundur diskriminim pozitiv prodhimeve vendore.
Një iniciativë e tillë e që nuk është përdorur nga institucionet, sipas tij, është edhe financimi i një pjese të marketingut të produkteve vendore.
Ajo që do të mundë të bëhej, sipas tij, është që Ministria e Tregtisë të financojë pozicionimin e këtyre produkteve në rrjetet e shitjeve me pakicë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Importet mbizotërojnë tregun, përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë diskriminim pozitiv për produktet vendore
-
Ekonomistët i kërkojnë shtetit fuqizim të bizneseve vendore për ta luftuar deficitin tregtar
-
Produktet vendore më të shtrenjta se ato që importohen
-
Taksa imponon fuqizimin e prodhimeve “Made in Kosova”
-
Bizneset kërkojnë që në prokurimin publik të favorizohen prodhimet vendore