Mungesa e një ligji për mbrojtjen e prodhimeve vendore i bën bizneset më pak konkurruese me të tjerat, jo vetëm në tregun, por edhe në procedurat e prokurimit publik, kanë thënë disa nga ekspertët e ekonomisë, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë, ata dhe përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të iniciojë hartimin e një ligji të tillë, me të cilin do të parashikoheshin disa përparësi në prokurim publik për prodhuesit vendorë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se institucioni që ai përfaqëson ka kërkuar nga Qeveria që me urgjencë të miratojë Ligjin anti-damping, atë për tregti dhe sidomos Ligjin për mbrojtjen e prodhuesve vendorë. Përveçqë do t’u jepte një mbështetje prodhuesve vendorë, kjo, sipas tij, edhe do t’i mbronte...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prodhuesit vendorë duan ndryshime ligjore që ua lehtësojnë tregtinë
-
Prodhuesit dhe Oda Ekonomike kritikojnë Qeverinë për trajtimin ndaj prodhimeve vendore
-
Prodhuesit vendorë dalin me pesë kërkesa për institucionet
-
Ekonomistët i kërkojnë shtetit fuqizim të bizneseve vendore për ta luftuar deficitin tregtar
-
Produktet vendore më të shtrenjta se ato që importohen