Katër muaj që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, kapacitetet prodhuese vendore kanë shënuar rritje dhe rrjedhimisht ka pasur ndikim edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, thonë përfaqësues të kompanive prodhuese dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Për dallim nga disa biznese tregtare por edhe ato që lëndën e parë e kanë siguruar në Serbi, prodhuesit që nuk varen nga tregu serb, besojnë se kanë përfituar nga taksa.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore, fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind, është në fuqi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.
Arben Tershnjaku, menaxher i kompanisë “Liri” në Prizren e cila merret me prodhimin e produkteve ushqimore, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga vendosja e kësaj takse kjo kompani ka pasur rritje të prodhimit deri në 7 për qind.
“Pas vendosjes së taksës kemi pasur një shtim të mirë të shitjes, është rritur kërkesa për prodhim, kemi pasur edhe punësime të reja. Që nga vendosja e taksës kemi punësuar 40 punëtorë dhe ky trend i rritjes së kapaciteteve prodhuesve dhe shtimi i linjave te reja prodhuese po vazhdon”, thotë Tershnjaku.
-
Taksa ndaj Serbisë ka rritur kompanitë kosovare
-
Efektet e taksës: Rritet konsumimi i produkteve vendore dhe numri i të punësuarve
-
Me apo pa taksë, bizneset hezitojnë t’i kthehen tregut të Serbisë
-
Klubi i Prodhuesve thotë se prej taksës importi ka shënuar rënie e eksporti ngritje
-
Sektori i përpunimit të ushqimit shënon rritje të prodhimit