Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka paralajmëruar ngritje të mëtejme të çmimeve të produkteve që shiten në vend.
Sipas tij, kjo s’varet vetëm nga prodhuesit vendorë, por faji është te rritja zinxhirore e çmimeve në ekonominë globale.
“Kjo ka ndodhë sepse kemi çrregullim të ekonomisë për shkak të pandemisë, ngritje të kostos së transportit nga Kina, nga SHBA-ja, nga destinacionet ku shumë produkte të lëndës së parë prodhohen dhe në fund prodhimi final gjithmonë do të përballet me ngritje të çmimit sepse s’mund të jetë profitabile shitja e një produkti nëse e shet me humbje. Do të ketë probleme sepse është parashikuar edhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike”, ka thënë ai.
Panxha po ashtu ka thënë se aktualisht është e vështirë të parashikohet ngritja e çmimeve, por ka theksuar se konsumatori në Kosovë do të varfërohet për shkak se ngritja e çmimeve nuk balancohet me ngritjen e pagave.
Sa i përket punësimeve te prodhuesit vendorë, Panxha ka thënë se nuk u beson statistikave në Kosovë për përqindjen e lartë të papunëve.
Edhe
Hoti: Ndërmarrjet kosovare po humbin tregun nga kostot e larta të prodhimit
“Ka mungesë të fuqisë punëtore. Është vështirë të gjinden punëtorë për prodhuesit vendorë. S’ka logjikë të kemi mungesë të punëtorëve sa ka shifra të papunësisë”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se është rritur cilësia e produkteve vendore dhe kjo vërehet edhe me rritje të eksportit. Sipas tij, sivjet në Kosovë pritet që vlera e eksportit të arrijë për herë të parë në 700 milionë euro.
-
Jakurti komenton shtrenjtimet në Kosovë ende pa u rritur në tregjet ndërkombëtare
-
Rritja e çmimit të rrymës ua rrezikon funksionimin dhe tregun kompanive prodhuese e shërbyese
-
Oda Ekonomike përsërit thirrjen për pezullim të daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë
-
Çmimet vazhdojnë të rriten, qytetarët thonë se kjo po ua rëndon jetën