Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Procesi i vlerësimit kreditor, ende i papërfunduar

Foto: Driton Paçarada / Koha

Qeveria e tanishme ka vendosur të rindezë motorët për të kryer procesin e vlerësimit kreditor dhe të përgjithshëm të vendit, raporton KTV.

Të njëjtat procese i kishin nisur edhe qeveritë e kaluara, por asnjëherë nuk u shkuan deri në fund. Ministri i Financave, Bedri Hamza, i ka thënë KTV-së se për realizimin e këtij plani duhet të ketë qartësi sa i përket stabilitetit politik, pasi kjo do të ndikojë në përfundimin e vlerësimit.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se një vlerësim i tillë do ta bënte më serioze ofertën e Kosovës për investimet e huaja.

Një vlerësim i tillë, sipas Naim Gashit, është dashur të bëhet moti dhe se kjo do të ndikonte edhe në rënien e normave të kredive dhe të nivelit të kredive të këqija. Disa vjet më parë, qeveria kishte angazhuar Standard & Poor’s për të bërë vlerësimin, por një dokument i tillë asnjëherë nuk e pa dritën.

Zyrtarët e qeverisë kanë thënë se në dokumentet e sjella në atë kohë nga kjo kompani kanë treguar që niveli kreditor është në mesataren e vendeve të rajonit.

 

Artikuj të ngjashëm