Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, me të cilin diskutoi për perspektivën evropiane të Kosovës, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi, si dhe shprehu përkushtimin e institucioneve për të punuar me shume dhe prodhuar rezultate.
Pasi ka falënderuar ministrin Soini për angazhimin e gjithanshëm të Finlandës në ngritjen e institucioneve demokratike dhe procesin integrues, ajo ka thënë se “Finlanda ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, me vështrim të veçantë në integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe procesin integrues. E falënderova Ministrin për ofrimin e përkrahjes edhe më tej”. Sipas komunikatës për media, ajo po ashtu ka vënë në pah nevojën e qytetarëve tanë për liberalizimin e vizave.
Ministri Soini ka theksuar se angazhimet institucionale për zbatimin e MSA-së janë proces që do ta mbështesin sikurse edhe proceset e mëtejme integruese dhe liberalizimin e vizave. Ai ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të gjyqësorit dhe pavarësinë e tij, sidomos nga ndikimet politike.
Ministrja Hoxha theksoi se procesi integrues është prioritet dhe konsensus nacional, si dhe mirëpret përkrahjen e vendeve mike, si Finlanda, për të realizuar sa më shpejt liberalizimin e vizave, ashtu që qytetarët e Kosovës të mos jenë të diskriminuar në raport me tërë rajonin e Ballkanit perëndimor.
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën