Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Procedohet kreu i Njësisë 2 Tiranë, regjistroi zgjedhës fiktivë

Tiranë, 9 qershor - Administratori i Njësisë Bashkiake nr 2. në Tiranë, Elez Gjoza procedohet penalisht pasi regjistroi fiktivisht 60-70 shtetas, sikur ishin pjesë e banesës së tij.

Nga viti 2013 e në vijim, 58-vjeçari ka regjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptarë, të cilët janë regjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të Gjozës, i cili është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), bën të ditur Shqiptarja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga hetimet e kryera nga specialistët e hetimit të korrupsionit, vertetohet se Elez Gjoza i ka kryer transferimet e gjendjeve civile të këtyre shtetasve dhe regjistrimin e tyre pranë Njësisë Bashkiake nr. 2, duke u premtuar vende pune në këmbim të votës.

Ndaj Gjozës rëndojnë akuzat e detyrimit për pjesëmarrje në veprimtari politike, korrupsion pasiv në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

"Në datë 08.06.2017, specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit:

– E. Gj., 58 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i Njësisë Bashkiake nr 2. Nga informacionet e marra në rrugë operative, administratori dyshohet se nga viti 2013 e në vijim, ka regjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptar, të cilët janë regjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të shtetasit E.Gj.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se transferimi i gjendjeve civile të këtyre shtetasve dhe regjistrimi i tyre pranë Njësisë Bashkiake nr 2, është kryer me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë në datë 25.06.2017, duke u premtuar këtyre shtetasve vende pune në këmbim të votës. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve", citon vendimi i Policise.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve.

Gjoza është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë njësi, ndërsa mban edhe postin e kreut të Federatës së Peshëngritjes.

Administratori i Njësisë Nr.2 është një emërim që vjen nga LSI. Më herët ai ka shërbyer edhe si Kryetar i zgjedhur i po të njëjtës Minibashki, para reformës territoriale