Vargu i shesheve të lidhura një pas një është identiteti i qendrës së Prishtinës pas luftës.
Që nga ndërtimi i tyre, ato kanë shërbyer si imazh i parë i Kosovës për shumëkënd, raporton emisioni 038 në KTV.
Megjithatë, mirëmbajtja ka munguar.
Gjithandej shesheve shihen pllaka të thyera e të palara, të mbushura me bishta cigaresh, që qëndrojnë mes tyre, krahas grafiteve e mbishkrimeve.
Shtylla me tela, afishe e litarë.
Edhe
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina
Shporta të dëmtuara e të shëmtuara për mbeturinat e xhepit.
Ndërkohë, shitësit ambulantë janë të pashmangshëm.
Lart shihen fasada të dëmtuara.
Përreth e përtej shesheve, parkingu është problem i përditshëm për banorët e qendrës.
Kjo pasi në vendparkimet e rezervuara për ta, vazhdimisht zënë vend automjete pa leje parkimi, duke vështirësuar edhe mbledhjen e mbeturinave.
Zakonisht parkingjet e banesave bëhen cak i atyre që i frekuentojnë kafenetë në afërsi.
Edhe
Parkingu i QKUK-së, barrë shtesë për pacientët dhe familjarët
Tollovisë shpesh i ndihmojnë edhe karriget e tavolinat e lokaleve që ua pamundësojnë këmbësorëve të ecin në trotuare.
Zgjerimi i terrasave, sipas kryetarit të Bashkësisë së Parë Lokale, Shaban Kelmendi, ka ndikuar edhe në zvogëlimin e gjelbërimit.
Shqetësuese, sipas tij, është edhe mungesa e fushave sportive.
Probleme vazhdon të ketë edhe me infrastrukturën nëntokësore, veçmas kanalizimin.
Për këtë, së fundmi, komuna ka filluar punime në disa pjesë të qendrës.
Shpeshherë ankesa ka edhe për zhurmën nga lokalet, gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
Edhe
Tre vjet pas përurimit dëmtohet zona mbi parkingun në kampusin universitar
Ndërsa çështja e parkingjeve është problematike edhe gjatë mbrëmjes.
Për dallim nga lagjet tjera, Qendra ka më pak probleme me ngrohjen, shërbimet shëndetësore, çerdhet e shkollat.