6.2 milionë euro është kostoja që është paraparë të shpenzohet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kjo shumë mund të teprojë ose të rritët, varësisht prej komunave që do të shkojnë në balotazh, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni Qendror Zgjedhor tashmë ka miratuar plan-konceptin për këto zgjedhje dhe thotë se ndihet komod, pasi ka kohë të mjaftueshme.
Por, për të marrë këtë buxhet, Institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë rishqyrtimin e buxhetit, që zakonisht ndodh në çdo fillim qershori.
Problemet e vjetra do ta përcjellin edhe procesin e zgjedhjeve lokale, kjo pasi Kosova dështoi për disa vjet radhazi të bëjë reformën zgjedhore.
Shoqëria Civile beson se mungesa e reformës do të mund të mbulohej me atë që partitë politike të certifikonin si komisionar e vëzhgues njerëz profesionalë e jo militantë partie.
Për Zgjedhjet Lokale, do të ketë një muaj fushatë, ajo do të fillojë më 21 shtator dhe do të përfundojë më 22 tetor.