Shkurta Haxhiu nga Shoqata humanitare “Heroinat”, ka thënë se shoqata të cilën ajo e drejton është hapur që katër vjet.
Ajo në emisionin “Sot” në KTV ka thënë se ka pasur shumë vështirësi, duke theksuar se 12 herë është refuzuar për hapjen e shoqatës.
Haxhiu ka thënë se projekti i parë, të cilin e ka fituar me shoqatën e saj ka qenë në bashkëpunim me HANDIKOS-in në fushën e artit me persona me aftësi të kufizuar.
“Projekti është realizuar në Bogë me më shumë se 30 pjesëmarrës. Projekti i dytë ka qenë sërish me HANDIKOS-in e që ka pasur të bëjë me arte muarale. Vitin e fundit ka pasur shumë ndryshime shoqata, pasi shumë njerëz i janë bashkuar në mënyrë individuale. Ndihma e parë ka qenë gjysmë milioni euro pajisje për persona me aftësi të kufizuara. Ndryshe nga fillimi, tashmë kemi edhe hapësirë, por edhe kushte të tjera që mund të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka thënë se në fillim ka ndihmuar 12 persona, kurse tash janë 120 anëtarë që shoqata i ndihmon.
Ajo ka shtuar se është ndjenjë e papërshkrueshme kur mund të ndihmosh të tjerët.
Edhe
Brenda dyerve ku personat me aftësi të kufizuara marrin mbështetje për një jetë më të mirë
“Unë kam nevojë për një dashuri të sinqertë dhe këtë ta japin vetëm personat që janë me aftësi të kufizuara. Por ka edhe sprova në punën që bëjmë. Unë prej që kam hy në këtë rrugë, jam bërë mysafir në shtëpinë time. Para dy ditëve kemi shpërndarë pajisje për persona me aftësi të kufizuara në disa komuna në Kosovë”, ka thënë ai.
Ajo ka shtuar se një nga projektet që synon t’i realizojë është rregullimi i banjave në shtëpitë e personave që kanë nevojë, duke theksuar se shumë prej tyre jetojnë në kushte të vështira ekonomike.