Arbëri

Problemet dhe të arriturat në Komunën e Obiliqit diskutohen në “Puls”

Në emisionin “Puls” të KTV-së është debatuar për Komunën e Obiliqit, ndërsa për të debatuar për çështjet që e preokupojnë këtë komunë, mysafir ishin kryetari i Komunës, Xhafer Gashi dhe kryetari i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes për Bashkim, Ajet Berisha.

Në emision i ftuar ishte edhe Mehmet Krasniqi, kryetar i Asamblistëve të LDK-së, që është edhe partia më e madhe opozitare në Kuvendin Komunal në Obiliq, por nuk e gjeti të arsyeshme të jetë pjesë e debatit.


Problemet dhe të arriturat në Komunën e... by kohanet

Xhafer Gashi, kryetar i Komunës së Obiliqit, deklaroi se janë disa procese të hetimeve që po ndodhin në komunën që ai drejton.

“Janë duke u hetuar disa zyrtarë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Zyrtarë duke filluar nga mbikëqyrësit e projekteve, inspektorë dhe zyrtarë të urbanizmit, por dua të theksoj se nuk janë nga qeverisja ime por nga ajo e kaluara. Cilësia e rrugëve dhe shumë projekte të ndryshme janë kryer në kushte mjaft të dobëta”, ka thënë Gashi, duke theksuar se paraardhësi i tij nuk ka punuar si duhet.


Problemet dhe të arriturat në Komunën e... by kohanet

Ajet Berisha nga Lëvizja për Bashkim në Obiliq, tha se është e çuditshme se si qeverisja komunale menaxhon me vetëm 27 për qind të territorit, ndërsa pjesën tjetër, 73%, e ka nën menaxhim KEK-u.

“Ne jetojmë në këtë territor kaq të ngushtë me 30 mijë banorë. KEK-u e menaxhon pjesën më të madhe të territorit ndërsa neve na jep ndotjen dhe pluhurin. S’kemi as tokë për banorë”, u shrpeh ai.

Berisha tha se ka kritika për kryetarin e tanishëm në aspektin kadrovik, duke potencuar se në këtë aspekt nuk qëndron mirë.


Problemet dhe të arriturat në Komunën e... by kohanet

“Nuk ka kuadro dhe është dashur t’i kushtohet shumë më shumë vëmendje aspektit kadrovik. Administrata e Komunës së Obiliqit është e ngarkuar me shoferë, punëtorë teknikë dhe asistentë dhe këto kanë mbetur nga mandatet e kaluara. Po ashtu duhet të ulen edhe shpenzimet, edhe pse kanë filluar të ulen pak në krahasim më herët”, u shpreh Ajeti.

Kreu i Komunës, Gashi, tha t’i ketë përmbushur mbi 80 për qind të premtimeve.

“Deri më sot mbi 80% të premtimeve i kam përmbushur. Këtë nuk e them vetëm unë, e thotë edhe instituti GAP dhe po ashtu Komuna e Obiliqit, bashkë me Komunën e Prishtinës dhe Gjakovës, është shpallur komuna më transparente sipas institutit GAP”, potencoi Gashi në "Puls".

Berisha nga Lëvizja për Bashkim foli edhe për zhvendosjen e fshatrave Sibovc, Hade dhe Shipitullë, duke theksuar se është dashur Prokuroria e Shtetit të fillojë hetimet dhe me pa kush e ka pru këtë gjendje.

“I sigurt jam që shumë qeveritarë, po ashtu edhe nga KEK, kanë prona aty dhe kanë ndërtuar. Ka neglizhencë dhe prokuroria duhet të ndërhyjë, dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë neglizhencë”, u shpreh ai.


Problemet dhe të arriturat në Komunën e... by kohanet