Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Probleme të mëdha infrastrukturore në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë

Dysheme të dëmtuara e tabela gati të pashfrytëzueshme. Sallë e vogël për edukatë fizike dhe rrjet të dobët kanalizimi. Mungesë bankash e karrigesh.

Këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet gjimnazi shoqëror-gjuhësor “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, ku ndjekin mësimet 1.473 nxënës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për mungesat e mëdha në këtë shkollë flasin edhe nxënësit, edhe drejtori. Nxënësit ankohen sidomos për mungesë inventari dhe për tabelat e dëmtuara. Nëpër klasa mungojnë perdet dhe gjatë ditëve të nxehta nxënësit nuk mund të përqendrohen në mësim nga dielli që bie në klasë, ndërsa dimrit mungon ngrohja dhe shpeshherë nxënësit detyrohen ta lëshojmë mësimin.

Ka mungesë edhe të pajisjeve nëpër kabinete të lëndëve të ndryshme si dhe mungesën e një salle të përshtatshme të edukatës fizike.

Drejtori i Gjimnazit, Ilmi Reçica, e pranon se ka marrë ankesa nga nxënësit dhe thotë se i ka adresuar disa herë problemet në Drejtorinë e Arsimit, porse as ai nuk ka marrë përgjigje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)