Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizreni sot mblodhi shqiptarë nga të gjitha viset në nderim të 140 vjetorit të Lidhjes

Kryeqyteti historik i Kosovës mblodhi qytetarë të viseve të ndryshme shqiptare për të shënuar 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Vendosja e flamujve kombëtarë nëpër qytet dhe këto ekspozita të këtyre artistëve tregojnë për festë në Prizren.

Azeta Moqollari, së bashku me familjen e saj, ka ardhur enkas nga Tirana për festuar këtë datë historike.

Edhe vizitorë të tjerë janë shprehur se u kanë pëlqyer ekspozitat e shfaqura.

Përgjegjësit për objektin ku është mbajtur Lidhja e Prizrenit janë të kënaqur me ngjarjet që janë shënuar në këtë përvjetor.

Në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, është vënë gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878.