Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizreni shpall qytetar nderi presidentin e Shqipërisë

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, me shumicë votash kanë miratuar vendimin që presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, të shpallet qytetar nderi i këtij qyteti.

Ndërsa çelësi i qytetit do t’i jepet zyrtarit më të lartë shtetëror shqiptar nga mesi i muajit maj, gjatë vizitës së Nishanit në Kosovë, me ç’rast Kuvendi i Prizrenit do të mbajë edhe seancën solemne, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në seancën e së enjtes është theksuar se ky titull i akordohet Nishanit me motivacionin për mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin shtetit dhe popullit të Kosovës institucionet e Republikës së Shqipërisë, të cilat përfaqësohen nga presidenti aktual shqiptar.

Pjesa dërrmuese e këshilltarëve të KK të Prizrenit kanë mbështetur miratimin e këtij propozim-vendimi megjithëse ka pasur edhe të tillë që kanë abstenuar, duke e konsideruar Nishanin si president jounifikues.

Kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka shpjeguar se ky propozim është bërë në përputhje me procedurën që parasheh Rregullorja komunale e dekoratave, përfshirë këtu edhe konsultimet e zhvilluara me diplomacitë e të dyja vendeve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.