Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nishani nderohet me çmimin “Qytetar Nderi i Prizrenit”

Komuna e Prizrenit në një seancë solemne të mbajtur në objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka ndarë çmimin ‘Qytetar Nderi’, për Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja tha se po nderojnë unifikuesin e vlerave kombëtare, Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Presidenti Nishani do të mbahet në memorien e popullit shqiptar si përfaqësues i institucioneve shqiptare të cilat kanë qenë dhe do të mbesin katalizatori i forcimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Lobimi i shtetit shqiptar me në krye presidentin Bujar Nishani, te partnerët tanë ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka ndikuar që sot Kosova të gëzoj njohje dhe partneritet të shteteve më të fuqishme në botë ”, tha ai.

Kurse, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani tha se nuk ka emocion, ndjenjë humanizmi dhe vlerë njerëzore më të madhe se sa kur qytetarët dhe populli të vlerëson dhe nderon.

“E unë sot kryetari i komunës jam i nderuar, i privilegjuar, që përmes jush dhe qytetarëve të tjerë të Prizrenit, ta marrë dhe të përulëm me nderim ndaj këtij vlerësimi që ju më bëtë. Isha i nderuar ta kryej vizitën e fundit shtetërore si President i Republikës së Shqipërisë, në prag të përfundimit të mandatit tim presidencial në Kosovë, atje ku edhe e nisa vizitën e parë shtetërore, ka thënë Nishani.

Ai tha se Kosova është shtet ndoshta i ri në kontestin formalo-juriodik por mijëra vjeçar në vlera, histori, kontribute, qytetërim dhe emancipim.