Për rreth 6 muaj, askush nuk është i emëruar në pozitën e drejtorit të Ekonomisë e Financave në Komunën e Prizrenit.
Në gusht të 2019-s, Ertan Simitçi, atëherë drejtor, dha dorëheqje pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës, apo autoritetit zyrtar”.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, që pas dorëheqjes së tij, nuk ka emëruar askënd me arsyetimin se dëshiron ta kthejë të njëjtin përsëri në punë, raporton KTV.
Tutje, Haskuka ka thënë se do ta shohin mundësinë, bashkë me partnerët e koalicionit, për të vepruar tutje. Por, mungesën e një drejtori në këtë drejtori po e kritikon opozita në këtë komunë.
Komuna e Prizrenit ka mbetur edhe pa kryetar të Kuvendit komunal, pasi që Artan Abrashi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.
-
Prizreni pa kryetar të kuvendit komunal, kritikon shoqëria civile e opozita pritet të propozojë kandidat
-
Ish-drejtori i Financave kërkon kthimin në ekzekutiv
-
Simtiçi dorëhiqet nga posti i drejtorit, aktakuzën për të Haskuka e quan tendencioze
-
Pas aktakuzës, jep dorëheqje drejtori i Financave në Prizren
-
Haskukës nuk i mjafton ngritja e aktakuzës ndaj drejtorit për ta shkarkuar