Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizreni prin me borxhe ndaj operatorëve ekonomikë

Komunat e rajonit të Prizrenit vitin 2017 e kanë mbyllur me obligime të papaguara. Në mesin e tyre Komuna e Prizrenit prin me shumën më të lartë të borxheve të papaguara që i afrohen shifrës prej 3.8 milionë eurosh. Pas Prizrenit radhitet Rahoveci me 2.24 milionë euro obligime të papaguara.

Ndërsa borxhet e katër komunave të tjera të rajonit jugor janë më të ulëta. Malisheva vitin e kaluar financiar e ka mbyllur me obligime të papaguara në shumën prej 264 mijë eurosh, Suhareka me 63 mijë euro, Mamusha me 12 mijë euro dhe Dragashi me 7 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti i obligimeve të papaguara të komunave është konsoliduar nga pasqyrat financiare individuale të tyre që janë përcjellë në Ministrinë e Financave, e cila i ka shpalosur këto të dhëna në kuadër të raportit financiar për vitin 2017.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm