EC Ma Ndryshe ka mbajtur konferencën përmbyllëse të projektit “Rikthimi i qytetit - E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren”.
Gjatë konferencës “Prizreni, një qytet i të drejtave të njeriut’’ janë shpalosur objektivat dhe të arriturat e projektit në fjalë si dhe është diskutuar publikimi i Kartës së Qytetit ‘’E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit’’.
Projekti ‘’Rikthimi i Qytetit’’ është një përpjekje për të mbështetur grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit që të gëzojnë plotësisht të drejtën mbi qytetit përmes një sërë aktivitetesh dhe platformash mobilizimi të komunitetit. Duke pasur për qëllim që nëpërmjet aktivizmit të nxisë reforma demokratike të planifikimit urban në Prizren, në kuadër të projektit janë realizuar një sërë prezantimesh në shkolla te mesme dhe universitete, takime të vazhdueshme me grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit lidhur me nismën e qytetarëve për Kartën e Qytetit, punëtori vizionuese për rikthimin e hapësirave publike, gara e videove me telefona të mençur për të rinjtë si dhe Shkolla e Aktivizmit Urban për studentë si dhe nxënës.
Në fokus të konferencës përmbyllëse “Prizreni, një qytet i të drejtave të njeriut’’ ishte prezentimi i Kartës së Qytetit ‘’E drejta mbi qytetin e Prizrenit’’, dokument ky që ka për qëllim që të promovojë dhe fuqizojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, në kuadër të menaxhimit të përgjithshëm të qytetit. Paneli i përbërë nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi dhe autori i hulumtimit, Fisnik Minci diskutuan mbi rëndësinë dhe mekanizmat e Kartës së Qytetit.
Propozim Karta e Qytetit të Prizrenit e cila ka marrë përkrahjen e mijëra qytetarëve përmes nënshkrimit të peticionit do t’i prezantohet autoriteteve të pushtetit lokal të Prizrenit, me kërkesën që i njëjti të shqyrtohet dhe miratohet nga organet vendimmarëse komunale dhe më pastaj të zbatohet nga dikasteret e Ekzekutivit lokal
Ky projekt është mbështetur nga National Endowment for Democracy.
-
Kuvendi i Prizrenit miraton Kartën e Qytetit
-
Publikohet propozim-karta e qytetit të Prizrenit
-
Prizreni synon t’i hyjë garës për “Kryeqytet Kulturor Evropian – 2028”
-
Prezantim publik: Prizreni si Kryeqytet Kulturor Evropian
-
Në Prizren prezantohet Propozim-rregullorja për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve