Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizreni mban panairin njëditor të vlerave tradicionale

Komuna e Prizrenit, të enjten, në qendër të qytetit ka organizuar Panairin e Veshjeve, Artizanaleve dhe Ushqimeve Tradicionale.

Zyrtarët e lartë të ekzekutivit lokal në hapje të këtij organizimi kanë theksuar se panairet e tilla mundësojnë që vlerat e qytetit të prezantohen para botës.

Mirëpo të njëjtën ditë ka pasur edhe kritika nga opozita, ku shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, e ka vlerësuar këtë panair si turp, pasi, sipas tij, paratë e taksapaguesve janë shpenzuar kot. Për këtë arsye, Baldedaj i ka bërë thirrje kryetarit Haskuka që ta shkarkojë drejtoreshën e Turizmit, si bartëse kryesore të këtij aktiviteti.

Drejtoresha e Turizmit e Prizrenit, Sevil Kazaz, në ceremoninë hapëse të panairit ka theksuar se ky dikaster ka punuar me dëshirë të madhe në këtë projekt./F.Minci

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm