Shefi i GK të AAK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili në mandatin e kaluar ka qenë drejtor i Administratës komunale ka paralajmëruar se do ta padisë kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka për shpifje.
Reagimi i Baldedajt ka ardhur pas akuzave që Haskuka ka drejtuar ndaj tij për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në kontratën e titulluar: “Furnizim me software digjitalë për shërbim të qytetarëve në Komunën e Prizrenit” (SmartCity Prizren). Drejtori aktual i Administratës, Osman Hajdari, pati pohuar se këto projekte, pos që janë problematike në aspektin funksional, ato kanë edhe implikime financiare për buxhetin komunal.
“Për informim të drejtë të opinionit e sqaroj edhe njëherë se për këtë projekt janë zhvilluar të gjitha procedurat në mënyrë ligjore. Është zhvilluar procedura tenderuese, ku fitues ka qenë kompania më e lirë. Kompanitë e tjera në vazhdim janë ankuar dhe pastaj vendimet i ka marrë OSHP-ja. Por, Mytaher Haskuka, mospunën e tij dëshiron ta mbulojë me broçkullas. Gjithashtu e njoftoj opinionin se do ta padisë Mytaher Haskukën për shpifje”, ka deklaruar Baldedaj./F.Minci.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)