Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haskuka akuzon Administratën për keqpërdorime në disa projekte

Menaxhmenti aktual i Komunës së Prizrenit ka akuzuar ish-drejtorin e Administratës, Ilir Baldedaj, për keqpërdorime në disa projekte të këtij dikasteri. Sipas kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, dhe drejtorit aktual të Administratës, Osman Hajdari, prokurori i shtetit në bazë të detyrës zyrtare duhet të hetojë realizimin e kontratave për e-kioskat, arkivin elektronik, aplikacionin “Smart City”, ndërtimin e zyrave të vendit në Gjonaj e Lubizhdë, etj.

“Janë 5-6 projekte të administratës së kaluar që i kemi gjetur në Drejtorinë e Administratës që mendojmë se duhet të shkojnë në Prokurori, sepse ka shkelje, përkatësisht se Prokuroria duhet të merret me to”, ka thënë Haskuka.

Sipas tij, ekzistojnë dyshime të bazuara se me këto projekte është dëmtuar buxheti i Komunës së Prizrenit dhe se njëkohësisht kanë ndikim negativ në performancën e administratës lokale.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)