Komuna e Prizrenit në vitin e shkuar është vonuar në aspektin e procedimit të projekteve në prokurim. Ky konstatim është dhënë nga shefi i Zyrës së Prokurimit, Isa Osmankaj, i cili para këshilltarëve të Kuvendit të Komunës ka paraqitur raportin vjetor të punës. Me këtë rast ai ka theksuar se “motorët për realizimin e projekteve për 2018-ën janë ndezur pak me vonesë në Komunën e Prizrenit”.
Sipas raportit vjetor të ZP-së, del se ekzekutivi komunal nuk ka arritur që t’i realizojë afro 80 projekte, që kanë figuruar në planin e prokurimit të aprovuar në fillim të vitit fiskal 2018, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më 31 dhjetor 2018, “prej 249 projekteve të planifikuara janë proceduar gjithsej 171 projekte të vlerave të vogla, të mesme dhe të mëdha, që i bie se janë proceduar rreth 70 % e projekteve të planifikuara”. Vlera e përgjithshme e kontratave të nënshkruara ka qenë afro 9.3 milionë euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Prizrenit numëron 19 projekte të bllokuara në OSHP
-
Mbi 17 milion euro të planifikuara për prokurim në Prizren
- Mosplanifikimi i duhur i prokurimit publik tek ndërmarrjet publike në Kosovë: pasojat në buxhet dhe shërbime publike
-
Prizreni për 9 muaj ka shpenzuar vetëm 32 për qind të buxhetit për projekte kapitale
-
Shtatë komuna të mëdha nuk respektuan afatet kohore për aktivitetet e prokurimit