Drejtues të Komunës së Prizrenit dhe të Bashkisë së Beratit gjatë fundjavës kanë nënshkruar një marrëveshje të vullnetit të mirë ndërmjet dy qyteteve historike, e cila pritet të kurorëzohet në qershor me marrëveshje të binjakëzimit.
Të dyja palët janë dakorduar për bashkëpunim në fushën e kulturës, në ekonomi dhe në arsim, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Me Bashkinë e Beratit nënshkruam marrëveshjen e vullnetit të mirë për binjakëzim. Janë disa procedura në Komunën e Prizrenit që duhet të ndiqen për binjakëzim dhe besoj se këtë do ta konkretizojmë deri me 10 qershor, në 140- vjetorin e Lidhjes së Prizrenit”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ai ka pohuar se Prizreni dhe Berati kanë shumëçka të përbashkët, pasi të dyja qytetet shqiptare kanë histori 2000- vjeçare, reliefin me kala në krye, lumenjtë, malet dhe shtëpitë e bukura me shumë dritare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Haskuka: Prizreni do t’i ndjekë hapat e Beratit për njohje nga UNESCO-ja
-
Zyrtarë arsimorë nga Berati vizitojnë Prizrenin
-
Prizreni shpreson në ndihmën e Beratit për aplikim në UNESCO
-
Prizreni e Berati ujdisen për fuqizimin e cilësisë në fushën e arsimit
-
Rikthehet diskutimi për binjakëzimin e Prizrenit me Stari Gradin