Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haskuka: Prizreni do t’i ndjekë hapat e Beratit për njohje nga UNESCO-ja

Drejtues të Komunës së Prizrenit dhe të Bashkisë së Beratit, të hënën, në kryeqytetin historik të Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit me të cilën parashihet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fusha të kulturës, ekonomisë, sportit, turizmit, trashëgimisë dhe arsimit.

Madje sipas nikoqirit të takimit, kryetarit Mytaher Haskuka, Prizreni synon që t’i ndjekë hapat e Beratit në raport me njohjen nga UNESCO-ja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte paralajmëruar nga të dyja palët në muajin prill të këtij viti, me ç’rast ishte theksuar se ujdia do të firmoset me rastin e shënimit të 140- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, pas përmbylljes së procedurave të duhura ligjore.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes Haskuka ka sqaruar se ideja për binjakëzimin me Beratin ishte hedhur kohë më parë, gjatë një takimi të përbashkët të krerëve të këtyre qyteteve në Amasja të Turqisë, e cila po ashtu ka marrëveshje me të dyja qytetet, me qëllim të bashkëpunimit, sidomos në çështjet e trashëgimisë kulturore, arsimit dhe ekonomisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)